Për shumë nga ne arrat janë një frut i thatë që na pëlqen ti mbajmë në tavolinë apo në një kuti për ti pasur gati kur na duhen. Mirëpo jo gjithmonë jeni korrekt me këtë paketim shtëpiak. Arrat kanë një përmbajtje më të lartë vaji dhe mund të thahen më shpejt në temperaturën e dhomës.Nëse i përdorni shpejt mund ti ruani në një vend të freskët dhe të errët, ama nëse jo, e vetmja mënyrë për ti pasur të freskëta është ti vendosni në frigorifer. Mos harroni se arrat e plota pra të pathërmuara do të qëndrojnë të freskëta më gjatë se ato të bëra në copa të vogla.
Kjo këshillë vlen edhe për fruta të tera të thata që përmbajnë sasi të larta uji, sheqeri, yndyre dhe proteinash dhe gjithashtu kanë përqendrime të ulëta të aciditetit ose kripës, Ato nëse nuk i vendosni në frigorifer mund të prishen shpejt nga, myku dhe bakteret.