Pas 14 vjetësh në kampionatin botëror të notit në Fukuoka (Japoni) sot u thye një nga rekordet më të vjetra, ai i notares italiane Federica Pellegrini në 200 metra stil i lirë. Rekordi i ri u vendos nga 19 vjeçarja australiane Mollie O’Callagan me 13 te qindat më pak. Frederica Pellegrini e mbante titullin si rekordmene prej vitit 2009 me kohën 1.52.98 ndërsa notaria australiane arriti sot kohën 1.52.85. O’Callagan tha se: “Nuk e prisja, jam tepër e lumtur”. Frederica Pellegrini nga ana e saj ka reaguar në instagram me një video në të cilën ka shfaqur barkun shtatzënë me shkrimin: “We’ll take it Back !!! (Do ta marr përsëri). Për shumë nga komentatorët e sportit ky postim është konsideruar si paralajmërim, se edhe fëmija që do të vijë në jetë do të ndjekë rrugën e nënës duke u bërë një kampion dhe rekordmen botëror. Federica njihet jo vetëm për arritjet në sportin e notit, por dhe për bukurinë në botën e modës dhe popullaritetin e madh që gëzon në Itali.
Frederica Pellegrini
Mollie O’Callagan
Frederica Pellegrini
Frederica Pellegrini