Pas vitesh lufte me shëndetin mendor vdes këngëtarja irlandeze Sinéad O’Connor. Ky lajm vjen një vit pasi djali i saj Shane 17 vjeç vrau veten në Janar të vitit 2022. Ajo u bë e famshme në të gjithë botën në vitin 90 me këngën e saj “Nothing compares 2 U”. Në një deklaratë, familja e këngëtares tha: “Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Sinéad-it tonë të dashur. “Familja dhe miqtë e saj janë të shkatërruar dhe kanë kërkuar privatësi në këtë kohë shumë të vështirë”.
Këngëtarja, e cila ishte e hapur në pikëpamjet e saj sociale dhe politike, publikoi gjithsej 10 albume. Albumi i parë i O’Connor, “The Lion and the Cobra”, doli në 1987, duke hyrë në top 40 në MB dhe SHBA. Më pas ajo shkëlqeu me albumin “Unë nuk dua atë që nuk kam”, i cili përfshinte “Nothing Compares 2 U” e shkruar nga Prince. Kënga arriti numrin një në mbarë botën, duke përfshirë SHBA dhe MB.
Sinéad O’Connor