Si te dalloni nëse keni blerë Shafran cilësor
Të gjithë ju që keni provuar Shafran e dini se ai ka një shije të ngjashme me mjaltin, të ëmbël dhe gjithashtu pak të athët. Mbledhja e Shafranit është një art më vehte dhe mundim padyshim. Kjo sepse lulet kanë një sezon të shkurtër vjeljeje, jetëgjatësi minimale dhe kërkojnë një prekje delikate. Faza e lulëzimit të Shafranit fillon në Tetor dhe vazhdon për tre javë. Çdo lule jeton vetëm 48 orë. Lulet hapen herët në mëngjes, por vyshken në diell të plotë, që do të thotë se vjelësit duhet t’i mbledhin ato me dorë sa më shpejt që të jetë e mundur. Pasi mblidhen lulet, dërgohen në një magazinë përpunimi, ku të tre fijet brenda luleve me ngjyrë portokalli në të kuqe hiqen me dorë, thahen dhe paketohen. Duhen rreth 70,000 lule Shafrani për të bërë një kilogram erëz shafrani. Kaq shumë punë manuale shkon në prodhimin e erëzës së Shafranit. Kjo është arsyeja pse Shafrani është një erzë kaq e shtrenjtë.
Përveç shijes Shafrani është një burim i fuqishëm i antioksidantëve, të cilët mbrojnë qelizat tuaja kundër radikalëve të lirë dhe stresit. Ka studime që kanë vërtetuar se Shafrani vepron si afrodiziak dhe përmban në mënyrë natyrale shumë nga vetitë që janë të ngjashme me ilaçet që përdoren për trajtimin e depresionit dhe ankthit. Besohet gjithashtu se përmirëson cilësinë e gjumit, ndoshta për shkak të magnezit qetësues që përmban.
Kujdes! cilësia e Shafranit është e lidhur me gjatësinë dhe ngjyrën e fijeve brenda lules, ndaj mund të jetë e vështirë të dihet se çfarë do të merrni kur blini një version pluhur. Ne ju këshillojmë të blini fijet e Shafranit në mënyrë që të shihni se çfarë cilësie shafrani po merrni.