Të gjithë kemi menduar se me pak vaj dhe e kthyer nga të dyja anët është mënyra e duhur per të skuqur vezen, por sipas faqes prestigjoze të ushqimit “Bon Appetit”, kjo është një teknikë e gabuar. Cila është mënyra e duhur?
Nëse do të bësh nje vezë të shijshme, duhet të kesh parasysh disa truke:
E para është tigani: duhet të jetë i një madhësie të mesme dhe që nuk ngjit.
Hidh shumë vaj ulliri, në mënyrë që të mbulohet e gjithë sipërfaqja e tiganit.
Pasi të kesh nxehur tiganin dhe vajin, atëherë hidh vezën brenda nëse e do pak kërce. Hidhi vaj të nxehtë vezës me lugë pa e kthyer. (Ki parasysh që veza ngjit në çdo tigan, nëse ai dhe vaji nuk janë të nxehtë.)
Kujdes: veza nuk duhet kthyer asnjëherë nga ana tjetër. about:blank