Nëse dëshironi të udhëtoni, por nuk keni mjaftueshëm para, mos u dëshpëroni! Ka shumë mënyra të lira për të zgjeruar horizontet tuaja dhe për të parë vende pa e i lënë të tëra lekët për pushime.
Hej.al ju tregon 7 mënyra si të udhëtoni pa marrë hotel. Nuk është fundi i botës madje një botë e re.
1.Kamping në makinën tuaj
Janë pushime me buxhet të ulët por me vlerë të lartë. Ju mund të eksploroni vende, të cilat hoteli nuk do j’ua ofronte dot. Për këtë ju duhet një çadër që nëse makinën e keni të ngushtë të flini jashtë saj.
2. Një krevat në Hostel
Hostelet nuk janë vetëm për të rinj. Ato ofrojnë shtretër të rehatshëm me një çmim të ulët. Hostelet janë gjithashtu opsioni më i shoqërueshëm i akomodimit, duke ju dhënë një shans për të shkëmbyer histori dhe përvoja jetësore me mysafirë të tjerë. Eksploroni faqet e internetit si “Booking.com” dhe “Hostelworld” për të hulumtuar qëndrime miqësore dhe të relaksuara në destinacionin tuaj. Sigurohuni që të lexoni komentet në fillim, në mënyrë që të mos habiteni nga akomodimet apo klientela.
3. Ngrini çadër në parqe publike.
E dini që në mjaft qytete të botës të lejojnë të ngresh çadrën në parqe publike?
Për sa kohë që keni një tendë të vogël të paketuar në makinën tuaj, mund ta kaloni natën në një kamp publik, duke u argëtuar në ajrin e pastër dhe duke shfrytëzuar sa më shumë një buxhet të vogël. Disa parqe ju lejojnë të rezervoni në internet. Sidoqoftë në këto parqe shtetërore të dedikuara, ju duhet të rezervoni muaj më parë, pasi vendet zihen shpejt nga pasionant si puna juaj.
4. Shkembeni shtëpitë.
Shqiptarët nuk është se e kanë shumë qejf këtë obsion pasi kanë merak mos i hap njeri sirtaret, por mund të beheni me elastik.
Nuk ka nevojë të jeni Kate Winslet ose Cameron Diaz në “The Holiday” për të bërë një shkëmbim shtëpie në një vend të dëshirueshëm. Nëpërmjet sajteve si “Love Home”, apo “Home Exchange”, udhëtarët mund të shkëmbejnë vendbanimet për qëndrime afatshkurtra ose afatgjata dhe të jetojnë si një vendas. Një shkëmbim shtëpie mund të jetë gjithsesi një mënyrë fantastike për të udhëtuar pa e varfëruar llogarinë tuaj bankare.
5. Kërkoni strehë në manastire dhe tempuj.
Kjo mënyrë hyn tek zgjidhjet më të zgjuara.
Strehimi fetar si manastiret ose tempujt është një opsion i vjetër që po rifiton popullaritetin. Faqe të tilla si “Monastery.com” dhe “Monastery Stays” janë shpesh në gjendje të ofrojnë dhomë dhe akomodim me pak ose (rrallë) pa kosto. Një gjë që duhet mbajtur parasysh është se këto nuk janë dhoma hoteli apo fjetje me mëngjes. Nga ju pritet t’u përmbaheni rregullave dhe traditave, të cilat mund të përfshijnë izolim për disa orë, darkë të hershme, por do të merrni një dhomë të lirë dhe një shans për të përjetuar një mënyrë jetese të jashtëzakonshme.
6. Rezervoni udhëtimin në një tren me fjetje
Nëse po planifikoni të udhëtoni në distanca të gjata trenat me fjetje mund të jenë një alternativë e mirë. Trenat ofrojnë një vend të rehatshëm dhe të përshtatshëm për të pushuar, duke kombinuar udhëtimin dhe akomodimin në një. Pushimet me tren sidoqoftë mund të jenë të kushtueshme në varësi të destinacionit dhe akomodimit, ama shumë site të njohura të rezervimit ofrojnë çmime të zbritura, shpesh duke ofruar gjithashtu një gamë të gjerë lehtësish dhe shtesash.
7. Punoni ndërsa udhëtoni
Për ata që kërkojnë një qëndrim të gjatë në rrugë, puna mund të jetë një opsion i vlefshëm. E dini që kur shkëmbeni banesën ka mundësi të shkëmbeni dhe punën? Mundësi, të tilla si shkëmbimet e punës, ose punësimi sezonal, jo vetëm që ofrojnë një pagë jetese, por përfshijnë edhe akomodimin si pjesë të paketës! Faqet e internetit si “Wander Jobs” dhe “Coolworks” ofrojnë një bazë të dhënash të tërë të bizneseve që punësojnë për pozicione të plota dhe me kohë të pjesshme, me shumicën e punëdhënësve që ofrojnë strehim falas ose me zbritje gjatë qëndrimit tuaj. Për më tepër, “Work Away” ofron mijëra mundësi për shkëmbime pune vullnetare në 170 vende të botës, me një tarifë të vogël anëtarësimi.