Nëse nuk di shqip nuk është problem. Turizmi ka gjuhën e tij. Këtë na e vertetoi Hakiu, djali nga Turqia të cilin ne të Hej.al e takuam në një prej bareve të Jugut, në Dhërmi. Ai ka zgjedhur të pushojë dhe të punojë në Shqipëri si barist. Ka ardhur në vendin tonë për një aventurë dhe ka vendosur ti kalojë pushimet e tij pa shpenzime. Paradite shijon detin dhe pasdite punon si barist. Në beach barin ku Hakiu eshte punësuar, shumica e klientëve qëndrojnë në banak dhe komunikojnë me të në një mënyrë sportive. Nëpërmjet google- translate. Meraku i pronarit të barit se mos Hakiu nuk do merrej dot vesh me pushuesit iku shpejt. Hakiu djali nga Turqia komunikon me klientët nëpërmjet google translate. Pasi jep porosinë ai pershendet duke thënë (ose shkruar) ; “Une dua që ju të jeni mirë”. Dhe në fakt ndihemi vërtet mirë me këtë mënyrë origjinale të Hakiut.