Edhe në këtë rast bota sillet sipas Coco Chanel. Me një diktat priftëreshe “Grande Mademoiselle” krijoi me “shpikjen” e ngjyrës së lëkurës, rregullin e saj. Deri një shekull përpara se ajo të jetonte, nxirja nga dielli nuk ishte e dëshiruar. Bota antike e grekëve dhe romakëve (të cilët bënin banjë dielli në tarraca të quajtura solariume) ishte zhdukur prej kohësh dhe ngjyra bronx e lëkurës, jo vetëm që nuk kishte më të bënte me fisnikërinë por përkundrazi, ishte sinonim i vulgaritetit dhe punëve të rënda që bënin burrat në arë. Gratë as që mund të mendoheshin të nxira. Në fund të viteve 1920 Coco u kthye nga pushimet në rivierën franceze dhe u pa në rrugët e Parisit me krahët e nxrë nga dielli.
Asgjë nuk mund të kishte më shumë vlerë se stili i Chanel. Ishte aftësia e saj të kthente në elegante diçka që konsiderohej vulgare. Chanel thjesht rrëzëllinte e nxirë nga dielli i plazheve të Francës. Ndjekësit e modës e përqafuan menjëherë ligjin e ri të Coco dhe shijuan plot ekzaltim bronxaturën e trupit.
Në një botë ku moda shkatërron atë që ndërton një vit më parë Channel luftoi për të krijuar modën e qëndrueshme. Kjo është arsyeja pse bronxatura vjen dhe sot në lëkurën tonë po aq e fuqishme, e bukur dhe pandryshueshme.