Sipas një studimi të ri në Britani, u zbulua se kafshët shtëpiake dhe pronarët e tyre janë shumë më të ngjashëm me njëri-tjetrin nga sa mund ta mendojnë.
Studiuesit nga Kennel Club në Mbretërinë e Bashkuar studiuan 16 raca të njohura të qenve dhe më shumë se 1500 nga pronarët e tyre të mëparshëm dhe të tanishëm. Më pas, racat e qenve u renditën sipas 5 tipareve kryesore të personalitetit: çiltërsia, ekstroversioni, pranueshmëria, stabiliteti emocional dhe në njerëz miqësorë. Studimi zbuloi se sa të ngjashëm janë pronarët dhe të vegjlit e tyre me katër putra.
Gjetjet treguan se pronarët e qenve zakonisht zgjidhnin ata këlyshë tiparet e personalitetit të të cilëve, përputheshin me të tyret në mënyrë të pandërgjegjshme.
Retriver
Individë pozitivë dhe të lumtur shpesh dynden tek Retrieverët e artë të dashur dhe të çmendur. Njerëzit që “kishin aftësi të forta organizative” dhe ishin ndjekës të fortë të rregullave, prireshin të zgjidhnin Schnauzer në miniaturë – një racë e njohur për aftësinë e tyre të lehtë për t’u trajnuar.
Whippet
Për ata që kanë shumë interesa ose hobi dhe i pëlqejnë përvojat e reja, Whippets (qen garash, i shpejtë), ishin qentë e tyre të preferuar.
Schnauzer
Pronarët që u identifikuan si ekstrovertë dhe të këndshëm prireshin të zgjidhnin Pomeranë (inteligjentë por kokëfortë). E fundit, por jo më pak e rëndësishme, pronarët që identifikoheshin si miqësorë dhe të dashur, shpesh zgjidhnin Bull Terrier (rracë angleze, energjike, e lumtur, por nuk ka durim), ose Jack Russell Terriers (kokëfortë, dinak, protektiv, i trajnueshëm).
Bull Terrier
“Duket se ne shpesh mund të tregojmë shumë për një person nga lloji i qenit që ai zotëron,” tha Bill Lambert, një zëdhënës për Klubin e Kennelit. “Është mjaft e habitshme të shohësh se sa njerëz zgjedhin në mënyrë të pandërgjegjshme raca qensh me personalitete që përputhen me karakterin e tyre.”
Jack Russell Terrier
A janë pronarët e qenve të kënaqur me qentë e tyre?
Një shumicë dërrmuese e pronarëve të qenve ndjehen të kënaqur me të vegjlit e tyre. 88% e pronarëve që u hulumtuan së bashku me racën e tyre të qenit, mendonin se qeni i tyre ishte; “një përputhje e përsosur” për stilin e jetesës që ata kishin.
63% e pronarëve deklaruan se për zgjedhjen e anëtarit me 4 putra të familjes ndoqën “zemrën e tyre”. )