Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës. Në relievet kodrinore-malore në lindje të vendit vranësira mesatare dhe hera- herës deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, hera herës fiton shpejtësi deri 12 m/sek
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 25/36 | Diell |
Kukës | 17/33 | Diell re |
Lezhë | 26/35 | Diell re |
Dibër | 15/34 | Diell re |
Durrës | 23/36 | Diell |
Tiranë | 24/36 | Diell re |
Elbasan | 23/36 | Diell re |
Berat | 20/37 | Diell re |
Vlorë | 22/35 | Diell |
Korcë | 16/29 | Diell re |
Gjirokastër | 19/36 | Diell re |
Sarandë | 22/33 | Diell |
(Tabela sipas Shërbimit Ushtarak, marrë nga ATSH)