Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se edhe për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare. Në jug dhe juglindje gjatë orëve më të nxehta të ditës parashikohen vranësira të karakterit të çrregullt.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-6 m/sek, në mesditë në bregdet e përgjatë luginave era fiton shpejtësi deri në 12 m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 22/39 | Diell |
Kukës | 17/34 | Diell re |
Lezhë | 26/36 | Diell re |
Dibër | 16/34 | Diell re |
Durrës | 21/38 | Diell |
Tiranë | 23/38 | Diell re |
Elbasan | 22/38 | Diell re |
Berat | 19/38 | Diell re |
Vlorë | 21/35 | Diell |
Korcë | 15/30 | Diell re |
Gjirokastër | 16/37 | Diell re |
Sarandë | 17/34 | Diell |
(marrë nga ATSH)