Somalia dërgon në kampionatin botëror të atletikës atlete “fallco” skandali ndodhi përpara syve të botës 4 ditë më parë kur “atletia” Nasra Abukar Ali mori pjesë në garën e shpejtësisë 100 metra për femra. Kampionati Botëror i atetikës po zhvillohet aktualisht në Kinë në Chengdu. Me kile të tepërta dhe me një vrap qesharak, krejtësisht e patrajnuar ajo e përfundoi garën e 100 metrave për 22 sekonda. Për të shpjeguar më mirë 22 sekondat po ju themi që është një kohë të cilën e e bën edhe një njeri që nuk ka garuar asnjëherë në jetën e tij.
Rekordi për atleten më të ngadaltë në histori në fakt pëfundoi në një skandal nepotizmi. Po kush është Nasra Ali Abukar. 20 vjeçarja është mbesa e nënpresidentes sëFederatës Somaleze të Atletikës, Khadija Adan Dahir. Tezja e saj falsifikoi rezultatet e mbesës dhe kështu ajo përfundoi në pistën e vrapimit në Kampionatin Botëror. Pas skandalit, Ministria e Sportit të Somalisë pezullon nga posti Khadija Adan Dahir.