Ta zëmë se vëllai juaj dhe e fejuara e tij ju kanë kërkuar të jeni zyrtarja e dasmës së tyre. Do jetë një ceremoni jo-fetare pranë plazhit në Gusht. Ju me siguri doni diçka që të përcjellë forcë dhe qetësi. E sigurt është që do të përfundoni në të gjitha fotot e çiftit, kështu që duhet të jeni perfekte.
Së pari, urime!. Të të kërkojnë të bësh ceremoninë e dasmës së një të afërmi apo miku është një nder. Nga ana tjetër, ju dëshironi të nderoni çiftin dhe dëshirat e tyre, pavarësisht sa të çuditshme mund të jenë. Çifti prsh, mund të dojë të martohet me temën “Lord of the Rings”, dhe ju duhet të visheni si Gandalf. S’mund ta refuzoni se jeni shumë të afërt. Kur bëhet fjalë për funksionimin dëshirat e çiftit të dasmës janë të parat!.
Kjo do të thotë që kur vjen puna për të vendosur se çfarë të veshësh, gjëja e parë që duhet bërë është të kuptosh dëshirat e çiftit. Kjo përfshin vendndodhjen natyrisht, si dhe kohën e ceremonisë, kodin e veshjes për të ftuarit, çdo ngjyrë ose temë përkatëse dhe veshjen e dasmës. E gjithë kjo ka rëndësi. Ju nuk do të vishnit të njëjtën gjë për të zyrtarizuar një dasmë në plazh, siç do të vishnit në një dasmë në një ambient fshati, si në një martesë në oborrin e shtëpisë; dasmat në mbrëmje kërkojnë veshje të ndryshme nga dasmat e drekës, e kështu me radhë.
Idealja do të ishte që ju të harmonizoheni me shoqërinë e çiftit, të mos jeni jashtë çiftit dhe të dukeni siç duhet zyrtarisht. Është një përgjegjësi e madhe të martosh dy njerëz që po i përkushtohen-tjetrit për të gjithë jetën e tyre.
Duhet të keni veshje dhe sandale të rehatshme pasi do të qëndroni në këmbë për një periudhë të gjatë kohore, pa u shqetësuar se do bëheni me djersë dhe do t’ ju duhet të ngrini krahët, ose të bëni ndonjë gjest tjetër të nevojshëm.
Mos harroni se duhet ta bëni të gjithë këtë para shumë e shumë syve. Jo vetëm në këtë moment, por edhe për pasardhësit që do ju shikojnë në çdo video e foto. Po e theksojmë edhe një herë se ju do të jeni përpara dhe në qendër të ceremonisë dhe kështu pjesë e albumeve, fotove, videove dhe e kujtesës. Pa presion!
Opsioni që ne ju propozjmë si fillim është: një kostum i errët. Kjo është ajo që veshi Larry David (komediani amerikan) kur u zgjodh si zyrtar në dasmën e Ari Emanuel (biznesmen) në vitin 2022 me Sarah Staudinger (fashion designer) në jug të Francës. Nuk ka asgjë të keqe me të zezën. Është serioze dhe disi ministrore. Por me sa duket, nëse një çift kërkon një zyrtar jotradicional, qëllimi i tyre është më personal, më pak i përgjithshëm. Dhe ju duhet gjithashtu ta konsideroni këtë dëshirë.
Një sugjerim tjetër është jumpsuit klasik. Është e lehtë, është elegante dhe është vetëm një pjesë me të cilën mund të vishesh. Opsioni tjetër i preferuar për ne është fustani “A-line-mini-dress”. Të dyja kanë gjithashtu përfitimet e shtuara për t’u veshur përsëri. Navy (bluja mbretërore) është një zgjedhje e mirë ngjyrash.
Ju këshillojmë të qëndroni larg nga të bardhat apo ngjyra gri dhe çdo gjë që mund të lexohet si nuse. Nuk ju këshillojmë printime të mëdha dhe bizhuteri të çmendura, të cilat mund të shpërqëndrojnë. Përveç nëse sigurisht, ka një arsye specifike për zgjedhjen. Komediania amerikane Maya Rudolph, për shembull, veshi një fustan Fuchsia me lule të mëdha për të zyrtarizuar dasmën e kushëririt të saj në Miami në 2022, por ajo përputhej me huppah (Zoti i dasmës në besimin Hebre).
Sa për këpucët, të sheshta, platformat dhe çdo këpucë me mbështetje – janë zgjedhje të zgjuara.
Së fundi, konsultohuni me çiftin në fjalë dhe bini dakort. Qëllimi yt në fund të fundit është i mirë dhe jo ti befasosh duke u shfaqur në fund të rreshtit me një bluzë; “Oficeri më i mirë në botë”.