Keni dasmë së shpejti dhe pyetjet: sa lekë do hedhim? çfarë do veshim? sa veta do shkojmë? janë të njëjtat edhe sikur dasma të bëhet në hënë. Janë pyetje të rëndësishme, pasi prekin dhe të ftuait edhe çiftin. Disa praktika me siguri duken ndryshe sot nga ato dekada më parë, por ekzistojnë udhëzime të përgjithshme në lidhje me atë që konsiderohet sjellje e përshtatshme. Ne i kemi mbledhur të gjitha rregullat e ekspertëve dhe po jua sjellim. Ja cilat janë:
A është normale që dhurata e dasmës të mbulojë koston e pjatës tuaj?
Dhuratat e dasmës janë një domosdoshmëri absolute. Por nëse jeni të bindur se një dhuratë duhet të mbulojë koston e pjatës tuaj, është koha për të ndryshuar pikëpamjen. Dhurata duhet të përcaktohet në bazë të aftësisë suaj financiare jo të atij që bën dasmën!. Nuk duhet ta shtrini veten përtej mundësive tuaja. Askush nuk dëshiron të hyj në borxhe.
Në rast se keni bërë një dhuratë, por nuk keni marrë asnjë falenderim atëherë mund të pyesni; ”Ju pëlqeu? A funksionoi? Mendova të marr një për vete”
Në rast se jeni organizatori i dasmës duhet të gjeni kohë për të falenderuar personalisht mysafirët tuaj brenda tre muajve pas martesës. “Një mesazh falënderimi, e-mail ose një falënderim ndërsa jeni në telefon me të ftuarit do ishte ideale. Mesazhet e sotme të mirënjohjes mund të shkojnë me shumë rrugë, mos i neglizhoni.
Çfarë nderimi duhet t ju bësh familjarëve nëse martohesh ti.
Vëllezërit e motrat marrin një lloj nderimi në ditën e dasmës. Nuk mund të jetë sikur ata janë thjesht mysafir normal. Ndoshta kjo do të thotë t’i kërkosh një vëllai ose motre të kryejë një lexim gjatë ceremonisë.
Pavarësisht se me kë ndiheni më afër mbajtja e rrethit tuaj të brendshëm në krye të mendjes është sigurisht parësore. Kujdes, nëse mendoni se është dikush që po ndihet i shpërfillur atëherë bisedoni me të. Vendosni kufij dhe bëni komunikim të hapur. Mos i lini të ftuarit tuaj në keqkuptime.
Kush paguan dasmën
Përcaktimi se kush do të paguajë faturën për festimet e dasmave pasqyron ndryshimin e kohërave. Sot, realiteti është se kushdo që ka paratë mund të paguajë për dasmën. Nuk ndahet në mes. Dhe këtu e kam fjalën për prindër-fëmijë, apo dhëndër-nuse. Çfarë nënkuptojmë me këtë. Ka çifte që janë të prirur të përdorin shumë teknologji ose argëtim, që janë shumë më të pasur se prindërit e tyre; në këtë rast ata organizojnë dasmën dhe e paguajnë.
Në rastet kur prindërit mbulojnë shpenzimet për fëmijët, kompromisi është i rëndësishëm. Të dyja palët duhet të bashkojnë listat dhe të diskutojnë. Prindërit duhet të kujtojnë, se kjo nuk është dasma e tyre dhe ta trajtojnë listën si një listë dëshirash dhe jo një listë “kështu është”. Çifti duhet të jetë mirënjohës për bujarinë e prindërve, por gjithsesi të jetë në gjendje ta përshtatë ngjarjen e madhe sipas dëshirës së tyre.
Organizatorët e dasmave thonë se e vetmja mënyrë e sigurt që çiftet të kenë një fjalë të plotë në të gjitha aspektet e dasmës është të mbulojnë shpenzimet vetë. Por nëse vendosni të pranoni bujarinë e prindërve, ne ju këshillojmë që të vendosni qartë kufijtë e rënë dakord reciprokisht dhe të diskutoni shumën e saktë që prindërit do të kontribuojnë, duke zhvilluar një bisedë zyrtare.
Doni te ikni nga dasma se jeni lodhur dhe pyesni veten se kur–
Është e pranueshme ta bësh këtë? Varet se kë pyet. Ekspertët mendojnë se nuk duhet të qëndroni deri në fund. E kemi fjalën për fundin fare kur hapen dritat (ose fiken) dhe ju nuk keni ikur. Ama kur ikni mos e bëni këtë vjedhurazi. Ajo që do të ishte e vrazhdë është të mos i bësh të ditur çiftit se nuk do të vish më.
Të anuloni pjesëmarrjen pak ditë përpara?
Shumica e kompanive të hotelierisë duan një numër përfundimtar të të ftuarve diku nga 10 ditë deri në dy javë, dhe nëse ndryshoni konfirmimin para kësaj kohe, “çifti nuk do të duhet të paguajë për ushqimin tuaj”. Arsyet e vetme të përshtatshme për të anuluar pjesëmarrjen përfshijnë vdekjen ose shtrimin serioz në spital, mungesën e papritur të kujdesit ndaj fëmijëve ose anulimin e fluturimit.
A mund ta marr të dashurin/ën me vete?
Nga njëra anë, ndoshta të zotët e dasmës mund të jenë shumë të gëzuar që kushërira, e cila ka mbetur në derë më në fund ka zënë një të dashur por duhet të pyesni nëse mund ta merrni me vete boyfriend-in. Kjo nuk hyn tek pyetjet e lehta për konsulentët e dasmave, sepse nga ana tjetër bërja e listës së të ftuarve është ndoshta vendimi më i vështirë që çiftet duhet të marrin. Nëse jeni aq afër çiftit dhe ata e dinë, atëherë duhet t’jua bëjnë vetë një ftesë të tillë. Një mundësi është t’ja tregoni vetë çiftit që martohet. Nëse ata nuk e dinë, sigurohuni që t’ja thoni njerëzve pranë çiftit që merren me organizmin e dasmës se keni një të dashur (më në fund lavdi Zotit), i cili është mjaft i rëndësishëm për ju dhe do të donit të vinit çift.
Veshja e bardhë ose shumë seksi?
Veshja e bardhë (sidomos kur fustani është dhe i gjatë) në një martesë është e pahijshme, vlen edhe sot. “Nuk ka rëndësi se sa vjeç jeni, nëse jeni me një fustan krem ose një kostum kremi, do të bini në sy.
Gjithashtu: shmangni veshjet që janë “super seksi” ose “zbuluese” dhe mbani një shall apo xhaketë të përshtatshme për të mbuluar shpatullat e ekspozuara. Me kodet bashkëkohore të veshjes që variojnë nga kravata e zezë tek ajo festive (tek burrat), deshifrimi i ndërlikimeve të ftesave shpesh mund të jetë sfidues.
“Në vend që të pyesni të gjithë të tjerët … shkoni te burimi, pyesni çiftin për kufizime në veshje. Ju lutemi mos u shfaqni me xhinse dhe bluza. Jeta nuk është aq e rastësishme në një ditë dasme.
L.C.