Në marrëdhënie të brendshme pune por dhe në komunikime institucionale, vazhdimisht ndodhemi përpara prezantimeve të llojit: “Jam drejtor Popa”, ose “Jam përgjegjësi Y, dua të flas me …”
Në fakt kjo nuk është forma korrekte e prezantimit. Në etikën profesionale ky komunikim konsiderohet një gabim. Njerëzit me përvojë në administratë apo në komunitete të tjera profesionale nuk e bëjnë këtë gabim. E nëse jeni ju që shkoni dhe prezantoheni në këtë mënyrë ata do e vënë re menjëherë si të papëlqyeshme.Cili është gabimi?
Profesioni dhe jo funksioni është ai që duhet të përmendni: “Jam inxhinier Popa dhe do dëshiroja të bisedoja me zotin X…”. Personat që prezantohen thjesht; jam inxhinier X dhe jo titujt dhe përgjegjësitë që kanë, konsiderohen korrekt dhe profesional.
Nuk bën përshtypje të mirë sikur të dëgjonim në tel;”jam drejtori i përgjithshëm i firmës Y”
Është tjetër gjë kur sekretarja bën lidhjen dhe na duket normale kur ajo thotë: “Jeni në linjë me drejtorin e përgjithshëm Popa”.