Për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash të ndrueshme përgjatë relieveve kodrinore-malore dhe kthjellime në pjesën e dytë të ditës. Parashikohen reshje shiu në formë shtrëngatash në veri dhe zonat malore shoqëruar me shkarkesa elektrike nga mesdita deri në orët e drekës. Era do të fryjë me drejtim nga veri-veriperëndim me shpejtësi 1-8 m/s, ndërsa në bregdet kryesisht ate jugor fiton shpejtësi deri 14 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 18/30 | Re shi diell |
Kukës | 14/26 | Re shi diell |
Lezhë | 21/29 | Re shi diell |
Dibër | 14/25 | Re shi diell |
Durrës | 21/31 | Re diell |
Tiranë | 19/30 | Re diell |
Elbasan | 20/30 | Re shi diell |
Berat | 17/31 | Re diell |
Vlorë | 19/28 | Re diell |
Korçë | 15/27 | Re shi diell |
Gjirokastër | 14/31 | Re diell |
Sarandë | 19/30 | Re diell |