Të gjithë e kemi gjetur veten duke pasur një bisedë të vështirë. Ne nuk mund t’ju mësojmë se si të bëheni një superstar i bisedave të vogla, por mund t’ ju themi disa sekrete nëse shpesh e gjeni veten pa timon në një bisedë të sjellshme. Ja lista e temave më të rëndësishme për të mos diskutuar në takimin ose eventin tuaj të ardhshëm.
1. Politika
Kur bëhet fjalë për politikën, është më mirë të mos e përmendni fare nëse qëllimi juaj është të forconi marrëdhënien me kolegët dhe klientët. Mbani qëndrimet tuaja të nxehta politike me miqtë tuaj apo në rrjetet tuaja personale, por jo me njerëz që takoni për herë të parë.
2. Feja
Jo të gjithë ata që janë shpirtërorë ose fetarë duan ta ndajnë këtë me të tjerët. Ka rrezik të shkelni në një terren të gabuar nëse flisni për besimin dhe normat e besimit tuaj. Është më mirë të mos e përmendni fare. Besimet e njerëzve mund të jenë një nga aspektet më të rëndësishme të jetës së tyre, por biseda e rastësishme për spiritualitetin dhe fenë në një mjedis profesional mund të jetë puthja e vdekjes. Mosmarrëveshjet fetare mund të copëtojnë kombe të tëra, jo më ty që ke vajtur të fitosh një kontratë. 3.
3.Financat personale
Do jua themi 100 herë që paratë janë një temë e ndjeshme për shumë njerëz. Nuk duhet të diskutoni financat jashtë miqve dhe familjes suaj të ngushtë dhe nuk duhet të pyesni kolegët apo njerëz që i takoni për herë të parë: sa fiton? Sa e ke rrogën?. Mos e bëni! Marrëdhënia e gjithsecilit me paratë është e ndryshme, kështu që është më mirë të mos e përmendësh. Edhe kur bëhet fjalë për ju e njëjta gjë. Ke marrë shpërblim? Fitove ca para diku? Fitove rritje page? Urime, por mbaje për vete – askush nuk dëshiron të mendojë se partneri i tij i mundshëm është i fiksuar vetëm te paratë.
4. Shëndeti
Linja e komunikimit midis miqve mund të jetë e ndërlikuar, veçanërisht nëse jeni në marketing ose shitje dhe shpenzoni shumë nga koha juaj për të bërë klientë të rinj. Të flasësh gjatë për dietën dhe regjimin e ushtrimeve nuk është biseda drithëruese që mendoni. Plus, ju rrezikoni të dukeni si budalla ose të zhytur në vetvete kur flisni për dietat apo çfarë hani e çfarë pini që të dobësoheni. E njëjta gjë për diskutimin e shëndetit të një anëtari të familjes. Të folurit për çështje shëndetësore mund t’i bëjë njerëzit të ndihen rehat ama ai që është përballë nuk diçfarë të thotë për njerëz që as i njeh e as i ka parë. Pavarësisht se sa i afërt jeni me një klient, mbani mend se marrëdhënia juaj me të është profesionale, jo personale. Ruani problemet shëndetësore për momentin kur do të takoheni me miqtë tuaj.
5. Çështjet e familjes dhe marrëdhënieve
A është diçka e mirë një bisedë familjare në një mjedis profesional? Të pyetesh për të dashurit, fëmijët ose anëtarët e familjes është pjesë e krijimit të rrjetit të komunikimit, por përgjigja ama nuk duhet të jetë e gjatë dhe e detajuar. As ti dhe as personi përballë nuk jeni të interesuar të dini më gjatë mbi shkollën, mësimet apo dëshirat e fëmijëve të njëri-tjetrit. Takimi me klientët nuk është kohë e mirë për të folur për çështjet familjare.
6. Thashetheme
Nëse ka një temë të pakthyeshme toksike të bisedës, është padyshim ajo e thashethemeve të zyrës. Pavarësisht se me kë po flisni, të folurit për thashethemet në një mjedis profesional nuk do të përfundojë kurrë mirë. Mbajeni filtrin. Të gjithë kanë pakënaqësi në zyrë me kolegët, por nuk duhet ti thoni këto. Mbajeni në minimum këtë temë bisede deri sa të dilni prej saj.
L.C Hej.al