Kjo tortë me një shtresë të sipërme luleshtrydhe është aq e lezetshme sa më mirë ta servirni të gjithën me një lugë. Brumi bashkohet shpejt me përpjekje minimale, duke përdorur përbërësit bazë qe keni në shtëpi dhe një grusht lyleshtrydhesh (apo dhe manaferrash) të ngrira ose të freskëta. Nëse po përdorni të ngrira, sigurohuni që fillimisht t’i shkrini ato në mikrovalë. Nxjerrni sa më shumë lëng të jetë e mundur nga fruti duke e shtypur dh grirë në mënyrë që t’i japë ëmbëlsirës lagështi shtesë gjatë pjekjes. Shtoni sipër një copë kardamom ose xhenxhefil të bluar përpara se ta piqni, nëse dëshironi, vendosni dhe pak borzilok të freskët pasi të jetë nxehur nga furra. Shoqërojeni me pak akullore kekun e ngrohtë dhe shij do të jete perfekte
Përbërësit për 4 racione
115 gram gjalpë pa kripë i shkrirë, plus më shumë për lyerje
145 gram luleshtrydhe të ngrira dhe të shkrira ose të freskëta, të lëvruara (rreth 1 filxhan)
150 gram sheqer
120 mililitra qumësht i plotë, në temperaturë dhome
½ lugë çaji kripë
130 gram miell
1 lugë çaji fryrës ëmbëlsirash
Akullore me vanilje, per servirje
Hapi 1
Ngroheni furrën në 180 gradë dhe lyeni me gjalpë një tepsi katrore ose të rrumbullakët. Le menjane.
Hapi 2
Duke përdorur duart ose pjesën e pasme të një piruni, grijini manaferrat për të lëshuar të gjithë lëngjet e tyre dhe përzieni me ⅓ filxhan sheqer kaf. Lereni mënjanë.
Hapi 3
Në një tas mesatar, përzieni së bashku gjalpin e shkrirë, ⅓ filxhan sheqer kaf, qumështin dhe kripën, më pas shtoni miellin dhe pluhurin për pjekje dhe vazhdoni të përzieni derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Transferoni brumin (nuk është shumë) në enë për pjekje të lyer me yndyrë dhe shpërndajeni në mënyrë të barabartë në të gjitha cepat e tepsisë.
Hapi 4
Hidhni me lugë luleshtrydhet dhe të gjitha lëngjet e tyre sipër brumit të tortës. Vendoseni në furrë dhe piqni për 20 deri në 25 minuta. Prova për të parë është pjekur apo jo bëhet me një kruajtëse dhëmbësh. Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet për 3 deri në 5 minuta përpara se ta hidhni me lugë në tasa. Shërbejeni të ngrohtë me akullore.