(Winston Churchill)
Gjestet e duarve janë një mënyrë e zgjuar që njerëzit komunikojnë përtej gjuhës dhe shprehjeve të fytyrës. Ndryshojnë nga vendi në vend, çdo kulturë ka një formë të mjeteve joverbale për të shprehur gëzimin, zemërimin, konfuzionin dhe madje edhe fitoren.
Edhe pse Winston Churchill (ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar) nuk e shpiku shenjën V, ai do të mbahet mend si njeriu që ndryshoi kuptimin e saj. Gjatë rrjedhës së luftës së dytë botërore Churchill filloi të rrotullonte dorën për të krijuar shenjën ikonike V për Fitoren dhe në 19 korrik 1941, Winston Churchill i vendos dy gishtat si përgjigje ndaj nazistëve.
(Ushtarët e Royal Air Force, Alabama, 29 Gusht 1941)
Që atëherë shenja e dy gishtave, është bërë një nga gjestet joverbale më të përdorura, duke ardhur në kuptimin edhe të fjalës; “paqe” gjatë viteve ’60.
Në vitin 1941 simboli funksionoi dhe u përhap në Evropë si një simbol i shpresës për aleatët. Gjermanët e panë atë kaq të përhapur, madje u përpoqën ta përvetësonin për vete, duke shtuar një V masive në Kullën Eifel në Vichy Francë.
BBC do të krijonte gjithashtu një version jo-vizual të V-së, duke vendosur kodin Morse për shkronjën në fillim të Shërbimit të tyre Botëror. Rastësisht kodi Morse për V është …-, që tingëllon jashtëzakonisht e ngjashme si katër notat hapëse të simfonisë së pestë të Beethoven.
(Winston Churchill)
A.A. hej.al