Për ditën e Premte (18 Gusht 2023) vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht te paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura në orët e mesditës dhe kryesisht në relievet malore në lindje.Në relievet malore në lindje reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim nga juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet jugor dhe lugina era intensive dhe shpejtësi 10-14m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 21/36 | Diell |
Kukës | 20/32 | Diell re shi |
Lezhë | 19/34 | Diell |
Dibër | 17/33 | Diell re shi |
Durrës | 22/37 | Diell |
Tiranë | 23/35 | Diell re |
Elbasan | 21/36 | Diell re shi |
Berat | 19/35 | Diell re shi |
Vlorë | 21/34 | Diell |
Korcë | 17/32 | Diell re shi |
Gjirokastër | 17/35 | Diell re |
Sarandë | 21/33 | Diell |