Inteligjenca artificiale u krijua për të punuar për ne, por tashmë ka shenja se ne do të përfundojmë duke punuar për të.
Në morinë e raporteve të publikuara në vitet 2010 që kërkonin të identifikonin se cilat punë ishin më të rrezikuara për t’u automatizuar, zyrtarët e sportit zakonisht renditeshin shumë lart në listë
Në kampionatet e tenisit Australian dhe US Open 2021, të gjithë gjyqtarët e linjës u zëvendësuan me makineri ose kompjutera. Jo vetëm që ishin më të sakta për të kapur topat brenda dhe jashtë fushës, por gjithashtu u programuan për të bërë thirrjet e tyre me një zë njerëzor, në mënyrë që të mos çorientojnë lojtarët. Është pak e frikshme, britma e “Jashtë!” që vjen nga askund në fushë (në Australian Open makinat janë programuar të flasin me një theks australian). Por është shumë më pak irrituese sesa vonesat apo thirrjet e pasakta dhe natyrisht shumë më e besueshme.
Këtu në fund të fundit mirëpritet pasi kualifikimi i vetëm më i rëndësishëm është aftësia për të marrë përgjigjen e duhur. Brenda apo jashtë? Top apo goditje? E drejtë apo e keqe? Këto janë vendime që duhet të mbështeten nga inteligjenca e saktë. Teknologjia as që duhet të jetë moderne për të prodhuar përgjigje shumë më të mira se sa njerëzit. Sistemet Hawk-Eye kanë tejkaluar shikimin e njeriut.
Ata u miratuan për herë të parë zyrtarisht për thirrjet e linjave të tenisit në vitin 2006, për të kontrolluar vendimet e arbitrit të kriketit në vitin 2009 dhe, së fundmi, për të vendosur për off-side-t e futbollit.
Megjithatë, pavarësisht ardhjes së kësaj teknologjie të zgjuar, tani ka shumë më shumë njerëz të punësuar në ushtrimin e sporteve se kurrë më parë. Wimbledon ka vendosur të mbajë gjyqtarët e linjës, pjesërisht për arsye estetike. Si i vetmi turne madhor që luhet në bar, të dukesh bukur kundër një sfondi të gjelbër është një pjesë kyçe e marketingut dhe makinës së fitimit të parave (prandaj kërkesa që lojtarët të mos veshin asgjë përveç të bardhës është në funksion të kësaj që sapo thamë). Gjyqtarët e linjës janë kryesisht aty për uniformat e tyre të cilat janë dizenjuar prej 17 vjetësh nga Ralph Lauren. Hej.al