Të gjithë i kemi parë, por ngaqë kanë dalë jashtë funksionit të tyre të vërtetë janë veshur me mister. E kemi fjalën për dy objekte të vjetra të cilat jam e sigurt që i keni hasur pothuajse të tërë disa herë në vende të ndryshme, në shtëpitë e gjyshërve, shtëpi muze, vila të shekullit të kaluar etj. Ne të hej.al jemi kurioz për veçoritë misterioze të shtëpive të vjetra. (Kliko ketu ) Kemi zbuluar kuptimin e disa prej tyre. Mësojeni në Hej.
Pllaka metalike në shtëpitë e vjetra
Këto pllaka metalike, të cilat shpesh kanë formën e një “S”, një “X” ose një ylli, quhen pllaka ankorimi (ose spiranca muri). Ato shpesh shihen në pjesën e jashtme të shtëpive të vjetra me tulla dhe përdoren për të ndihmuar në parandalimin e përkuljes së mureve nga jashtë dhe shembjes në rast tërmeti. Sot në shumë lokale apo shtëpi që imitojnë ndërtimet e vjetra ato duken si kangjella zbukurimi. Funksioni i tyre i parë ka qenë unik dhe mjaft i rëndesishëm; mbajtja e mureve.
Pllakat e ankorimit janë përdorur në muret e jashtme të ndërtesave të muraturës, për përforcimin strukturor kundër harkut anësor. Pllakat e ankorimit janë prej gize, ndonjëherë prej hekuri të farkëtuar ose çeliku, dhe shpesh bëheshin në një stil dekorativ. Ato gjenden në shumë qytete, qyteza dhe fshatra të vjetra në Evropë dhe në qytetet më të fundit me ndërtime të konsiderueshme me tulla të shekullit të 18-të dhe 19-të. Gjenden në banesat e vjetra në Shqipëri dhe masivisht në pallatin mbretëror të Versajës.
Në epokën moderne, shufrat lidhëse janë prej hekuri ose çeliku dhe shërbejnë për të përforcuar qemerët, harqet dhe në përgjithësi strukturat e muraturës.
Pllaka në derën e shtëpisë dhe trotuareve të vjetra
Nëse keni shkuar ndonjëherë te dera e përparme e dikujt dhe keni parë një konstruksion të çuditshëm prej gize në nivelin e tokës, me siguri keni pyetur veten çfarë dreqin është kjo, për më tepër kur dhe jeni penguar e mund të keni rënë. Sot e ka humbur funksionin, por në fak ka qenë një kruajtëse këpucësh.
E njohur si “decrottoir” në frëngjisht, që i referohet nevojës për të hequr ndotjen (jashtëqitjet, etj) (juck), krueset e çizmeve u shfaqën në shekujt 18 dhe 19 në të njëjtën kohë me trotuaret e qyteteve të mëdha po në në fund të shekullit të 18-të. Me kalimin e kohës disa modele u ndaluan si një pengesë e rrezikshme. Në shumë metropole perëndimore ka ende të tilla. Ato janë hequr me kalimin e kohës gjatë rikosntruksionit të rrugëve dhe rrugicave por në Shqipëri gjenden ende në vila të aristokratëve që sot janë muze ose të pandryshuara nga koha.
Në fillim të shekullit të 21-të, kruajtësja e këpuceve ra në mospërdorim dhe u përdor më shumë si një mbështetje për vazot e luleve ose si një pikë ngjitjeje për biçikletat sesa për pastrimin e këpucëve
Gjithashtu me modernizmin erdhi më pak baltë në rrugë, dhe kështu kruajtësja e çizmeve ra në domosdoshmëri dhe popullaritet
L.C.Hej.al