Këngëtari aq shumë i njohur dhe në Shqipëri Toto Cutugno vdiq në Milano pas një sëmundje të gjatë. Këngëtari dhe kantautori italian i popit Toto Cutugno, më i njohur për hitin e tij ndërkombëtar të vitit 1983, “L’Italiano”, vdiq të martën në spitalin San Raffaele të Milanos në moshën 80-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga menaxheri i tij Danilo Mancuso i cili tha se Cutugno kishte vdekur “pas një sëmundjeje të gjatë” dhe se shëndeti i tij ishte përkeqësuar muajt e fundit. Cutugno fitoi Festivalin e Muzikës Sanremo të Italisë në 1980 me këngën Solo Noi dhe dhjetë vjet më vonë ai fitoi Eurovision Song Contest me Insieme: 1992