Për ditën e sotme (Enjte 24 Gusht 2023) vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellet, me pas prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë vranësira mesatare deri të dendura. Pas orëve të vona të mbrëmjes e në vazhdim mot i kthjellët. Reshje shiu me intensitet te ulet deri ne mesatar kryesisht në zonat malore kryesisht në pjesën verilindore –juglindore e pjesërisht ne atë qëndrore të vendit, reshjet do të jenë me rrebeshe të vrullshme të shoqëruara me shkarkesa elektrike si dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje 1-8m/s.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 23/38 | Diell re shi |
Kukës | 19/33 | Diell re shi |
Lezhë | 25/36 | Diell re shi |
Dibër | 18/31 | Diell re shi |
Durrës | 23/38 | Diell re shi |
Tiranë | 25/38 | Diell re shi |
Elbasan | 22/38 | Diell re shi |
Berat | 19/38 | Diell re shi |
Vlorë | 20/35 | Diell re |
Korcë | 16/29 | Diell re shi |
Gjirokastër | 15/36 | Diell re shi |
Sarandë | 23/35 | Diell re |