Për çdo Greta Thunberg dhe protestuese të ndryshimit të klimës, ka një tjetër anëtar të Gjeneratës Z që blen rroba të lira nëpërmjet smartphone.
Zgjedhjet e tyre të blerjes – të nxitura nga kultura e influencuesve dhe të kujdesura nga një valë e re e shitësve të modës ultra të shpejtë si Fashion Nova, Pretty Little Thing dhe Missguided (përgjegjëse për një bikini prej 1 £ që u shit në Britani) – janë më me rëndësi si do të duket një veshje në rrjetet sociale se sa në botën reale.
Do t’ju tregojmë 3 adoleshente nga tre kultura të ndryshme por që zhduken (kulturat) kur bëhet fjalë për brezin Gen Z. Me këtë rast kemi mundësi të hyjmë në botën e të rinjëve shqiptarë për të parë se çfarë ndodh me ta
Artikulli ka në qendër tre blerës të Gen Z në Amerikë, Australi dhe Britani për të folur për atë që blejnë dhe pse. Të treja punojnë pas shkollës ose kursejnë para për të paguar blerjet e tyre.
Mia Grantham; “Nuk ka ditë që të mos jem e pranishme online”
Mia Grantham është një nxënëse e shkollës së mesme britanike 16-vjeçare. Ajo jeton me të atin dhe motrën e saj më të vogël në Angli, në një qytet jashtë Mançesterit.
Interesi i Mia-s për veshjet u rrit rreth 18 muaj më parë, kur ajo filloi të tërheqë ndjekës në llogaritë e saj në rrjetet sociale. Mia ka më shumë se 1500 ndjekës në Instagram, merr rreth 500 shikime për çdo histori në Snapchat dhe shpenzon tre orë në ditë në iPhone XR e saj (rreth pesë orë në fundjavë dhe gjatë pushimeve).
Pamja e saj e preferuar për video është një fustan i kuq. Ajo ka 14 të tillë..
Sa shpesh bëni pazar?
Unë shfletoj çdo ditë – të paktën një herë – në aplikacionin e Pretty Little Thing. Është e preferuara ime dhe nuk shikoj askund tjetër, përveç nëse shoh diçka në një influencues në Instagram që më pëlqen. E preferuara ime aktuale është Molly-Mae Hague, një yll nga seriali 2019 i “Love Island”. Ajo së fundmi krijoi një gamë ekskluzive veshjesh për PLT, gjë që më bën të pëlqej edhe më shumë markën. Normalisht i shikoj aplikacionet e blerjeve në fund të ditës para gjumit për rreth 10 deri në 15 minuta. Por nëse dokem një event për të cilin dua një veshje të re, atëherë mund të shfletoj për më shumë se një orë.
Çfarë lloj eventi ka nevojë për një pamje të re?
Mund të jetë edhe thjesht një vakt, ose një festë në shtëpi, ose ditëlindja e një miku. Mund të jetë edhe shkolla, ku ne kemi një kod veshjeje, pra nuk kemi një uniformë.
Sa veshje ke blerë në 2019?
Tetëdhjetë, ndoshta njeqind.
Cila është veshja e preferuar që ke blerë dhe sa herë e ke veshur?
Ato që ndoshta vesh më shumë janë streçet gri që kushtojnë 2.50 £. Për të dalë, bleva një fustan të kuq të mëndafshtë me prerje për një festë në shtëpi. Kushton 12.50 £. E kam veshur tre herë, që është shumë për mua. Normalisht që vesh një fustan vetëm një herë.
Pse vetëm një herë?
Sepse normalisht do të bëj foto kur e vesh, të cilat më pas postohen në rrjetet sociale. Nuk do të doja që dikush të më shihte me një fustan më shumë se një herë. Njerëzit mund të mendojnë se nuk kam pasur stil nëse do të vishja të njëjtën gjë pa pushim. Stili ka të bëjë me ndryshimin për çdo situatë ku ndodheni dhe për ngjarje të ndryshme.
Kur të vjetërohen rrobat?
Epo, gjëra të tilla si streçet që thjesht i vesh nëpër shtëpi, mund t’i mbaj për vite me rradhë. Fustanet, maksimumi dy herë.
A është çmimi i rëndësishëm?
Sigurisht. Nëse do të vesh diçka vetëm një ose dy herë, do të dëshiroj të blej më të lirën e mundshme.
Çfarë të intereson tjetër gjatë ditës?
Media sociale është shumë e rëndësishme. Unë jam në Snapchat dhe Instagram, dhe herë pas here në Facebook. Bëj selfie për rrjetet sociale çdo herë që dal, fillimisht në dhomën time të gjumit dhe i postoj ato në internet dhe më pas gjithmonë me miqtë ose të dashurin tim Will, kur jam në festë. Më shumë njerëz do të shohin një veshje në internet sesa me siguri në jetën reale.
Çfarë e bën një blerje të veçantë për ty?
Adoleshentët nuk e kanë problem të blejnë rroba të përdorura siç e kanë më të rriturit: Mund të keni pamje të bukur me një çmim më të lirë, ose të ndërroj një fustan me një vajzë tjetër në internet. Unë prirem të shes shumë nga rrobat që nuk i dua në grupe të mëdha online.
A e keni menduar ndonjëherë se ku shkojnë ato rroba pasi t’i keni dhënë apo t’i keni hedhur?
Jo.
A keni parë ndonjëherë se ku janë bërë rrobat tuaja?
Po. Kam vënë re se shumë prej tyre janë prodhuar në Angli, gjë që më tronditi. Mendova se të gjitha bëheshin në vende si Kina, India dhe Bangladeshi. Gjithashtu, ne kemi mësuar pak në Sociologji se si janë bërë rrobat tona dhe kushtet e punës për njerëzit që i bëjnë ato. Në disa vende e di që nuk marrin paga shumë të mira. Është pjesë e globalizimit. Unë nuk flas për këtë me miqtë e mi, nuk bie fjala as rastësisht, por flasim për këtë fakt në në klasë.
Çfarë mendoni për modën e qëndrueshme?
Ajo erdhi në radarin tim tre muaj më parë, do të thoja. Po dëgjoj gjithnjë e më shumë për të, sepse shumë marka po nxjerrin tani koleksione të qëndrueshme, ku rrobat janë bërë nga materiale të ricikluara, për shembull. Shumë duket njësoj si koleksioni normal, por kushton disa paund më shumë. Por nëse jam e sinqertë mendoj: Pse të paguaj më shumë, kur mund të marr të njëjtën gjë për më pak?
Andrea Vargas: Nuk më pëlqen ti vesh rrobat dy herë
Andrea Vargas, një studente 18-vjeçare në Universitetin Hofstra (New York), i pëlqen të gjurmoj shitjet online. Ajo i kërkon ato në faqet e internetit si Pretty Little Thing dhe Boohoo, si dhe dyqanet fizike si H&M dhe Forever 21, ku mund të shfletojë raftet dhe, herë pas here, të gjejë gjëra të çmuara.
“Unë shkoj në pazar kur janë shitjet e sezonit”, thotë ajo. Andrea shkon në shkollë dhe kalon shumicën e netëve të fundjavës jashtë me miqtë: duke darkuar, ndoshta duke shkuar në një festë ose një koncert.
Dhoma e saj është e vogël, me dysheme druri dhe citate frymëzuese në korniza fotografish në muret e saj të verdhë të zbehtë. Një poster i Billie Eilish varet përballë shtratit.
Duke skanuar rrobat në dhomën e saj, ajo filloi të fliste se si i kishte blerë. “Kam përfituar nga shitjet pas shkollës, shitjet e vjeshtës, shitjet e verës. Më pëlqejnë shitjet”.
Veshja e saj e preferuar është një xhaketë e kuqe prej pellushi nga Forever 21. Ajo e vesh atë pa pushim kur është koha e duhur. “Është shumë e lezetshme,” tha Vargas.
Vargas i paguan vetë rrobat e saj, duke përdorur paratë që fiton duke punuar. Xhaketa e kuqe i kushtoi asaj rreth 40 dollarë dhe ajo tha se ia vlente çdo qindarkë. Por ndërkohë shtoi se, “Mendoj se nuk ka kuptim të shpenzosh 40 dollarë për një bluzë. Unë personalisht ndjej se nëse cilësia e këmishës nuk përputhet me çmimin, nuk ka kuptim ta blej. Nëse një xhaketë xhinse kushton 60 dollarë dhe mund ta gjej për 20 dollarë, do ta blej për 20 dollarë. Sidomos meqë jam në kolegj, më duhet t’i blej dhe librat”.
Vargas mendoi se kishte blerë nga 100 deri në 200 artikuj këtë vit, duke përfshirë këpucë dhe bizhuteri, dhe se garderoba e saj përfshin 500 ose 600 copë në total. “Unë do të thoja se shumica e tyre janë këmisha,” tha ajo. “Më pëlqen një citim i vogël në këmishat e mia aty-këtu. Ende nuk kam blerë xhinse të reja. Më pëlqejnë shumë xhinse të grisura. Rrallë blej këpucë.”
Në përgjithësi, Andrea Vargas, nuk kontrollon se ku janë bërë veshjet e saj dhe nuk ndihet fajtore për si prodhohen. Pasi kam vehur një rrob mund dhe ta fal atë. Mamaja ime është nga El Salvadori dhe babai im është nga Nikaragua,” tha ajo. “Ato nuk janë vende të pasura, kështu që më pëlqen t’ua jap njerëzve që nuk kanë shumë. Është nxehtë atje, kështu që nuk mund të dërgoj mëngë të gjata, por përpiqem të dërgoj pantallona të shkurtra që nuk më përshtaten, gjëra që janë ende të paraqitshme dhe të veshura nga unë antyrisht”.
Vargas mendon se shuma e duhur e parave për t’u shpenzuar për rroba është 10 deri në 15 dollarë në pjesën e sipërme dhe 20-40 dollarë për të poshtmet. Për fustanet, të cilat zakonisht janë për një rast të veçantë, ajo do të shkojë mbi 40 dollarë. Vlerëson se e vesh çdo pjesë 15 herë përpara se ta dhurojë apo ta shesë online – por gjithashtu nuk dëshiron të shihet duke veshur të njëjtën gjë çdo ditë në Instagram.
“Nëse kam një këmishë në një nga fotot e mia të mëparshme, përpiqem të mos bëj më një foto në të”, tha ajo. “Nuk më pëlqen të përsëris.”
“Ndjehem sikur i gjej shumicën e rrobave që dua të blej në reklamat në Instagram,” tha ajo. “Unë as që ndjek kaq shumë faqe të modës, por shoh një reklamë dhe them: “Kjo është vërtet e lezetshme”.
Vargas i bën fotot e saj me iPhone-in e saj. “Doja të merrja një nga ato kamerat e vlogimit,” tha ajo, “një nga ato Nikon, por për momentin përdor telefonin tim”.
Nicole Lambert; “Unë vishem për t’u parë”
Nicole Lambert, 20 vjeç, jeton në Sydney, Australi, me prindërit e saj dhe po studion për marrëdhëniet me publikun dhe marketing në Universitetin e Uellsit të Ri Jugor.
Kur ajo ka kohë pushimi, ajo dhe miqtë e saj pëlqejnë të vishen.
Nuk jam influencer por…
Kur vishem për të dalë, vishem për t’u parë, gjë që është e çuditshme të thuhet sepse nuk jemi influncer mode. Tingëllon si cekët, por mendoj se në pjesën e më të madhe të kohës ndoshta duhet të shmang të vesh të njëjtën veshje dy herë. Në fund të ditës, i jap përparësi pamjes kundrejt prakticitetit. Dhe kjo është kaq e pabesueshme.
Punoj për tu dukur bukur
Shkuam dje në një koncert dhe shoqa ime veshi një bluzë shumë të lezetshme Tiger Mist por kishte mëngë jashtë shpatullave. U ndjeva shumë keq për të gjithë ditën, sepse ajo nuk mund të ngrinte krahët. Por shoqa ime bëri foto të lezetshme, kështu që ishte mirë.
Kur postoj një foto në instagram dhe e bëj mirë, gëzohem kur të tjerët më shkruajnë; sa foto e bukur. Më pëlqen kur njerëzit më shkruajne: “Nga e ke marrë atë?” Në atë moment unë e di se kam gjetur një veshje që njerëzit nuk mund ta gjejnë lehtësisht.
Qëndrimi i afërt
Unë mendoj gjatë për atë që do të postoj. Më ha shumë kohë kjo punë. Normal, jam duke treguar një version shumë të kuruar të jetës time. Ndonjëherë me foton me të cilën jam marrë shumë, i vendos një mbishkrim qesharak në mënyrë që njerëzit të dinë se jam me këmbë në tokë.
Kjo është arsyeja pse ne kemi dhe një Instagram private, sepse bëhet e lodhshme. Këtu ndihemi plotësisht të lirë të postojmë çfarëdo. Tragjeditë e jetës sime. Të postoj vetn e vërtetë.
Duke e mbajtur atë private
Në Instagramin tim kryesor, njerëzit nuk do ta dinin që jam qesharake. Sepse thjesht e mendoj shumë atë që postoj: A do ta marrin njerëzit? A do të qeshin vërtet njerëzit me këtë?
Ndonjëherë kam një ndjenjë të çuditshme ku për ndonjë arsye duhet të largohem nga rrjetet sociale qoftë dhe 24 orë. E di që disa njerëz fshijnë Instagramin, zhduken. Por kjo është si ti pranosh vetes se ke një problem.
Largohem nga dyqanet duarbosh
Unë zakonisht kërkoj rroba të paktën një herë në javë – blej 60 përqind në internet, 40 përqind personalisht në dyqan fizik. Dyqanet më duket sikur janë të gjitha njësoj.
Hej.al