Roja Kufitare Finlandeze ka njoftuar se finlandezët do të jenë të parët në botë që do të testojnë dokumentet dixhitale të udhëtimit duke filluar nga dita e djeshme 28 Gusht 2023.
“Kjo do të thotë se ata kanë mundësinë të kalojnë kontrollet më shpejt pa pasur nevojë të presin për një periudhë të gjatë”, transmeton SchengenVisaInfo.com.
Prej ditës së djeshme finlandezët e kaluan kontrollin kufitar më shpejt dhe më qetë se zakonisht dhe pa radhë”, thuhet në deklaratën e Gardës Kufitare Finlandeze. Megjithatë, është theksuar se dokumenti mund të testohet vetëm në aeroportin e Helsinkit.
Dokumenti dixhital i udhëtimit, i njohur si DTC (Digital Travel Credentials), i cili po testohet për herë të parë në botë është një version dixhital i pasaportës fizike dhe është po aq i besueshëm sa ky i fundit.
“Ai mundëson një kalim të qetë dhe të shpejtë të kufirit pa rrezikuar sigurinë,” deklaroi Garda Kufitare Finlandeze. Vendimi i Finlandës për testimin e dokumenteve dixhitale të udhëtimit vjen pas dëshirës së Komisionit të BE-së që projekti pilot të kryhet nga disa shtete anëtare në mënyrë që të mblidhen përvoja.
Projekti synon të lehtësojë procesin e udhëtimit për të gjithë Evropën në të ardhmen.
Në të njëjtën kohë, proceset e tjera të udhëtimit do të bëhen gjithashtu shumë më të thjeshta. Hej.al