Dhe fituesi është…
Edicioni i 80-të i Festivalit të Filmit në Venecia ka përfunduar, me jurinë e Konkursit të këtij viti, të udhëhequr nga regjisori amerikan Damien Chazelle (La La Land, Babiloni), duke i dhënë çmimin e lakmuar Luanit të Artë të Filmit më të Mirë për “Poor Things” të Yorgos Lanthimos. Film të cilin ne në hej.al e konsideruam që në krye të herës si pretendentë.
Artikull i lidhur: Festivali i Filmit, Venecia 2023: Ja 10 filmat pretendentë që duhet ti shikoni patjetër
Ne në hej.al parashikuam se ishte një garë e dyanshme midis Poor Things dhe Green Border të Agneiszka Holland për çmimin kryesor, dhe të dy morën çmime të mëdha, me filmin mahnitës të Hollandës që mori Çmimin Special të Jurisë.
“Poor Things” ishte më i vlerësuari i Konkursit me një mesatare prej 4,24 / 5, i ndjekur nga afër nga Evil Does Not Exist (3,80 / 5) dhe “Green Border” i Agnieszka Holland (3,76 / 5). L.C.Hej.al