Kësaj pyetjeje u përpoqën t’i përgjigjen autorët e një meta-analize, e cila u botua së fundi në Nutrients dhe që përfshinte 9 studime.
Rezultatet treguan se individët që anashkalojnë mëngjesin të paktën 3 ditë në javë kanë një rrezik 11% më të madh për të zhvilluar mbipeshë/obezitet krahasuar me ata që e anashkalojnë atë më pak se 2 ditë në javë. Nga pikëpamja e fiziologjisë ushqyese, në fakt duhet theksuar se mëngjesi është vakti i konsumuar pas periudhës më të gjatë të agjërimit dhe, për rrjedhojë, anashkalimi i tij duket se rrit rrezikun e shtimit të peshës përmes mekanizmave të ndryshëm metabolikë dhe hormonalë. Në subjektet që nuk e kalojnë mëngjesin, është vërejtur një reduktim i shpenzimit të energjisë pas ngrënies dhe një rritje e sekretimit të grelinit, hormonit që nxit ndjenjën e oreksit.
Prandaj le të përpiqemi t’i japim rëndësinë e duhur mëngjesit, duke gjetur kohën për t’iu kushtuar atij sepse shëndeti ynë do të jetë mirënjohës për të!
hej.al