Sezoni i çizmeve mbërriti! Me siguri jeni kurioze të dini se cilat janë tendencat e vjeshtës së këtij viti.Le ta pranojmë, mezi po prisnim të vinte vjeshta që të fillonim t’i vishnim përsëri! Po, sepse çizmet deri tek kyçi i këmbës janë zgjedhja ideale për t’u kombinuar me shumë veshje.
Qofshin ato çizme deri në kyçin e këmbës,apo modele të tjera, çizmet mbeten sërish protagonistët e sezonit, duke rifituar rolin e tyre në gardërobën e dimrit. Me taka apo të sheshta, kamosh apo lëkurë, me majë të rrumbullakët apo katrore, propozimet e 2023-ës janë të shumta dhe të afta të plotësojnë çdo nevojë stili.
Kjo është lista që propozon modelet më të bukura të çizmeve për sezonin e ftohtë, nga ato më klasiket e deri tek ato më të guximshmet. Zbuloni të gjitha dhe eksperimentoni me pamjen tuaj!