Nëse mund ta dalloni, rrjetet sociale po përjetojnë një krizë identiteti.
Facebook, dikur qendra e universit të platformës, është bërë disi vendi ku futemi “te shesim mobiljet e vjetra”. TikTok përdoret gjithnjë e më shumë si një motor kërkimi. Dhe sa për Twitter( X) sondazht tregojnë se njerëzit e gjejnë vetën duke e përdorur atë gjithnjë e më pak çdo ditë që kalon.
Instagram dhe Snapchat janë shembulli se sa e lehtë është të harrohet se nga lindi ideja për ti krijuar në radhë të parë.
Kohët e fundit, Spotify po anon drejt videove vertikale të stilit TikTok dhe TikTok po fillon shërbimin e tij muzikor të abonimit për të konkurruar me Spotify. Meta, siç e dini ndoshta, krijoi një platformë të tërë klonimi, Threads, për të shijuar kufomën e Tëitter-it të post-Elon Musk. Gjithashtu, ju kujtohet Bluesky?…
Musk, nga ana e tij, planifikon ta kthejë X në “aplikacionin e gjithçkaje” për mesazhe, financa dhe më gjerë.
Ai sigurisht nuk është personi apo kompania e parë me këtë qëllim. Industria e teknologjisë duket se beson se ka një oreks të gjerë për një platformë që i bën të gjitha – pjesët më të mira dhe më të dobishme të rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të tjera që ne i kalojmë vazhdimisht çdo ditë.
Ky aplikacion magjik duhet të kombinonte fuqinë algoritmike të TikTok për të servirur video hiper-specifike, nxitjen e dopaminës për të marrë pëlqime në Instagram, lehtësinë e dikurshme të përdorimit të Facebook për të ftuar miqtë tuaj në një festë, çuditshmërinë e Tumblr-it të dikurshëm dhe LinkedIn ashtu siç është. Gjithashtu edhe Venmo – por transaksionet e të gjithëve duhet të jenë publike në mënyrë që t’i ndjekim ato.
Megjithatë, gjëja e re është se përdoruesit, tashmë janë duke inxhinieruar aplikacionet e tyre të gjithçkaje duke shpikur dhe përshtatur përdorime shtesë për platformat ekzistuese. Kështu ju bëni që LinkedIn të funksionojë si një aplikacion takimesh. Ose, në të kundërt, aplikacionet e takimeve bëhen një vend mjaft i mirë për t’u rrjetëzuar.