Fasulet janë një nga ushqimet më të shëndetshme. Të pasura me fibra të tretshme, proteina, magnez, hekur dhe kalium, një pjatë me fasule është idealja për gjithkënd në ditë dimri si sot dhe sidomos pas festave kur të gjithë jemi të tejngopur nga gatimet e shumta. Por si mund të gatuhet fasule shpejt dhe thjeshtë. Ja ku ju sjellim një recetë të shijshme.
Për 5-6 persona nevojiten:
500 gr fasule të thata
1/2 qepë
1 thelbi e madhe hudhër
1 gjethe dafinë
1 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Sipas dëshirës mund t’i grini edhe një spec të kuq dhe jeshil
Mënyra e përgatitjes:
Që fasulet të gatuhen shpejt, duhet t’i mbuloni me ujë në një enë të madhe dhe t’i lini aty për 6-8 orë para se t’i gatuani. Mund t’i bëni gati një natë më parë, përshembull sot për nesër. Pasi të jenë plotësuar orët, kullojeni ujin dhe në një tenxhere vendosni vajin, qepën, hudhrën, dafinën, specat dhe kripën. Shtoni fasulet dhe mbulojini me ujë pak centimetra sipër fasuleve.
Koha e nevojshme është një orë, por nëse përdorni tenxhere me presion, do gatuhen edhe më shpejt. Kontrolloni herë pas here nëse fasulet janë zier. Kur të ketë mbaruar dhe fasulet të jenë zbutur, hiqni gjethen e dafinës dhe kënaquni me një pjatë të shijshme dhe të shëndetshme. Nëse dëshironi mund ta shoqëroni me pak turshi./Hej.al