Më 4 shtator 1998, lindi një nga revolucionet më të rëndësishme të epokës së internetit:Google. Kumbarët ishin dy studentë nga Universiteti Stanford, Larry Page dhe Sergey Brin, të cilët donin të krijonin një algoritëm që klasifikonte lidhjet (link) falë një shiriti kërkimi në të cilin mjaftonte të futeshin fjalë kyçe. Një revolucion i vërtetë, që arrihej me një klikim të thjeshtë.
VENDI I LINDJES – Si shumë kompani të tjera në botën teknologjike, edhe Google ka lindur në një garazh, më saktë atë të Susan Wojcicki, ndër të parat e punësuara nga Google dhe drejtuese e YouTube që nga viti 2014. Prej aty kompania u zhvendos fillimisht në Palo Alto dhe më pas në Mountain View (në foto).
EMRI ORIGJINAL – Google nuk quhej Google në fillim: në fakt, emri origjinal i zgjedhur nga dy themeluesit ishte Backrub, që fjalë për fjalë do të thotë “masazh i shpinës”. Emri daton nga ideja origjinale që Page dhe Brin kishin në 1996, atë të një algoritmi që do t’u jepte vota lidhjeve (links), duke i klasifikuar ato si pozitive ose negative. Me pak fjalë, një pararendës i indeksimit modern.
PSE GOOGLE – Google, megjithatë, nuk duhej të quhej Google: emri aktual është rezultat i një gabimi transkriptues të domenit. Ideja e Page dhe Brin ishte ta quanin Googol, termi i përdorur në matematikë për të treguar një 1 të ndjekur nga 100 zero.
TERMI GUGËLLO – Ndikimi i këtij motori kërkimi në kulturën masive ishte menjëherë i dukshëm: në vitin 2002 termi gugëllo (i shqipëruar) u përdor për herë të parë në një serial televiziv. Në vitin 2006, Fjalori anglisht i Oksfordit prezantoi zyrtarisht foljen “to Google” për të treguar kërkimet në internet. Sot, ekuacioni midis shërbimeve të kompanisë dhe një kërkimi të përbashkët në internet është tashmë i qartë./Hej.al