Brunilda Lahe në këtë sezon të ri televiziv do jetë pjesë e Vizion Plus. Moderatorja do të drejtojë emisionin më të ri në ekranet shqiptare “LIVINGroom”, një projekt i saj i ri, i cili do të transmetohet çdo të shtunë, që nga 14 tetori në orën 10:00, në ekranin e Vizion Plus.
“LIVINGroom” nga Brunilda Lahe do të sjellë për publikun trendet e fundit të jetesës, tendencat, modën dhe çdo gjë që lidhet ngushtë me stilin e bukur të jetës dhe që është interesante për publikun shqiptar.
Bruna renditet mes personazheve më të dashura të ekranit, pas një eksperience të gjatë televizive me disa programe në “Living”, kushtuar stilit dhe jetës moderne.
“LIVINGroom” do kthehet shumë shpejt në programin e dashur të çdo të shtune paradite për t’ju njohur me të rejat e fundit nga bota e dizajnit, modës, dekorit dhe gjithçkaje të bukur./hej.al