Lufta Izrael- Palestinë sa vjen e po bëhet më e përgjakshme. Ndërkohë që nuk kanë kaluar ende 48 orë që prej nisjes së sulmit të militantëve të Hamasit ndaj Izraelit, bilanci për të dyja palët paraqitet tejet i rëndë.
Diva e muzikës Madonna, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër duke thënë se ajo që po ndodh në atë shtet është shkatërruese. Ajo shkruan se konfliktet nuk mund të zgjidhen kurrë me dhunë por fatkeqësisht njerëzimi nuk e ka kuptuar këtë të vërtetë universale.
Gjithashtu shton se lutjet e saj shkojnë për Izraelin dhe për të gjithë ata që po vuajnë nga ky konflikt, ku thekson se ky sulm tragjik do të shkaktojë vetëm më shumë vuajtje për të gjithë./Hej.al