Kate Middleton nuk e humb kurrë mundësinë që të vishet duke iu përshtatur kauzave të ndryshme – dhe dalja e saj e fundit nuk bëri përjashtim.
Të martën, Princesha e Uellsit u shfaq bashkë me bashkëshortin, Princin William, në një forum për të rinjtë në Birmingham. E marta (10 tetor) ishte edhe Dita Botërore e Shëndetit Mendor dhe për këtë rast, Kate zgjodhi një xhaketë në ngjyrë të verdhë mustardë, shoqëruar me një bluzë të zezë të thjeshtë dhe pantallona të gjera.
Ngjyra e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor është në fakt jeshilja, megjithëse zgjedhja e ngjyrës së verdhë nuk është rastësore, pasi kjo ngjyrë lidhet me proceset mendore dhe inkurajon komunikimin dhe optimizmin.
Përpos xhaketës, detaji tjetër që ra në sy ishin vathët minimalistë të Kate. Vathët në formë ylli iu dhuruan asaj nga trajnerja e Maidenhead, një klub regbi, Sarah Renton, në kujtim të vajzës së saj, Issy. Vathët u bënë në kujtim të Issy-t e cila fatkeqësisht kreu vetëvrasje në fillim të këtij viti.
Përveç ndërgjegjësimit për shëndetin mendor përmes zgjedhjes së veshjeve të saj, Middleton gjithashtu mori kohë për të folur për rëndësinë e mbrojtjes së vazhdueshme të shëndetit mendor./Hej.al