Në Europë, në disa vende cigaret elektronike janë të ndaluara rreptësishtë për sigurinë dhe cilësinë. Ato nuk janë plotësisht pa rrezik, por mbajnë një pjesë të rrezikut të cigareve. Cigaret elektronike mesa duket janë një trend në rritje edhe tek moshat e reja duke filluar nga ato 13 vjeç deri tek adoleshentët.
Në emisionin “Jetë shqiptare” ishte i ftuar Roland Shuperka, mjek në Institutin e Shëndetit Publik i cili tha se përdorimi i cigareve elektronike vjen më së shumti tek adoleshentët shkak është edhe presioni i grupit, por padyshim që është diçka shumë e dëmshme.
“Kjo grup moshe, adoleshentët duan të provojnë të eksperimentojnë grupi është ai që bën presion. Për sa i përket këtyre produkte këto janë një problem i madh në nivel botëror dhe evropian. Është problem shumë serioz nëpërdorimin e tyre nga grupmoshat e reja dhe ky është shqetësimi më i madh që ka kapur vendet më të zhvilluara. Cigaret elektronike janë të dëmshme për grupmoshat e reja. Ligji shqiptar thotë qartë se nuk lejohet të tregtohet duhani në moshat e reja. Me vape merr nikotinë dhe krijon varësi, këto nuk rekomandohen edhe për të rriturit, rekomandohen vetëm për ato që nuk ndalojnë dot duhanin. Vapet dolën me metale të rënda në të gjitha analizat që janë kryer. Në doganat shqiptare hyjnë 250 lloje të tilla dhe ne nuk kemi laborator për ti kontrolluar”, tha Roland Shuperka.