Prej 8 vitesh, ajo jeton në Izrael, por një natë para sulmit të Hamasit, Klodeta Cane, studiuesja e terapisë së traumave, u kthye në Shqipëri.
Cane ka rrëfyer në “Jetë Shqiptare” momentin e vendimit për të jetuar në Izrael dhe përjetimet e miqve që u përballën me luftën.
“Vendimi për të ikur në Izrael erdhi se punoja në qendrën ndërkombëtare në Gjermani. Njëkohësisht punoja dhe me çështjen e refugjatëve, me projekte të zyrën ndërkombëtare me nënshtetësi të ndryshme, mes të cilëve dhe izraelitët.
Ndërmora një studim historik për çështjen e Holokaustit dhe të traumave të cilën pastaj vendosa që ta vazhdoj në Izrael për shkak të mundësisë së studimeve mulitdisiplinare në këtë fushë.
Kur merr një vendim të tillë duhet të marrësh parasysh të gjitha. Kisha zhvilluar kontakte që në Gjermani me izraelitë, palestinezë, botën arabe, përderisa kujdesesha që t’i azhornoja në jetën e studentit brenda universitetit”, u shpreh Cane.
Studiuesja e terapisë së traumave ka treguar më tej momentin kur mori vesh se Hamasi kishte sulmuar Izraelin. Cane u shpreh se ai moment ka qenë traumatik dhe i pabesueshëm.
“U ktheva në Tiranë një ditë para luftës, rastësisht. E ndjej veten me fat që nuk po i përjetoj unë si person por për shkak e kam qenë në kontakt me grupe të ndryshme të traumatizuara, i di të gjitha perspektivat në të gjithë pikëpamjet. Po mundohem t’u qëndroj pranë.
E kam përjetuar me pagjumësi sepse kam qenë gjatë gjithë kohës në kontakt, me telefonata, duke u munduar të shijoj dhe kohën e kthimit, por e pamundur. Kemi pasur një konferencë në shtator ku kanë qenë përfaqësues nga qytete të ndryshme, persona të cilët kanë humbur jetën dhe sigurisht ka qenë shumë e dhimbshme. Mesazhet ishin pafund.
Në një nga konferencat dhe samitet qeveritare kishim dhe përfaqësinë e bashkisë së Vlorës dhe kishim lënë një takim në zoom. Në atë mëngjes nuk e kisha hapur telefonin shumë herët, në momentin që e marr kishte shumë mesazhe. Diçka ndjeva, që diçka nuk shkonte. Zakonisht s’do kisha mesazhe nga pjesëtar të caktuar të organizatave të caktuara. Përsa kohë kisha takim me anëtarë të biznesit dhe qeverisë, vendosa të shoh atë dhe mesazhi thoshte: Klodeta, Izraeli ndodhet në gjendjen më të keqe që ka ndodhur ndonjëherë. Jam thirrur për t’iu bashkuar forcave të ushtrisë dhe do na duhet të anulojmë gjithçka. Ishte e pabesueshme. Mendova “si mund të ketë kaluar në një shkallë kaq të madhe?””, tha Cane.