Piktori Gëzim Meta ka zgjedhur emisionin “Jetë Shqiptare” për të dhënë lajmin ekskluziv se bota e orave do e sjellë atë në një bashkëpunim me stilistin e njohur Philip Plein.
Meta u shpreh se është gati të vrapojë si maratonomak në arenën e fushave dhe botës së orave zviceriane.
“Meqënëse jam i integruar në botën e orave, dhe ai po ashtu, me kismet mund të kemi një bashkëpunim së bashku me Philip Plein. Unë bëj piktura në ora. Quhet arti i zjarrit. Realizimi i imazheve në një pllakë metalesh të çmueshme, flori, serm, duke e futur në furrë 850 gradë me materialin enamel me përbërje kimike. Është shkencë dhe kimi.
Jam gati të vrapoj si maratonomak në arenën e fushave dhe botës së orave zviceriane”, u shpreh Meta.