Një nënë u detyrua të merrte masa drastike pasi dy djemtë e saj, 40 dhe 42 vjeç, refuzonin të braktisnin komoditetin e shtëpisë së familjes.
Gruaja, 75 vjeç, nga qyteti i Pavias, ishte lodhur duke mbajtur djemtë e saj, 40 dhe 42 vjeç, dhe u përpoq t’i bindte ata që të jetonin në shtëpi tjetër, veçanërisht pasi secili kishte një punë.
“Por asnjëri prej tyre nuk donte t’ia dinte,” tha ajo, sipas gazetës lokale La Provincia Pavese. Nëna ishte gjithashtu e mërzitur që djemtë nuk kontribuonin në shpenzimet apo punët e shtëpisë.
Kështu që ajo i çoi në gjykatë. Gjyqtarja Simona Caterbi lëshoi një urdhër për të dëbuar dy burrat.
Në vendimin e saj, Caterbi tha se ndonëse burrat që jetonin në shtëpi me prindërit ishin të mbrojtur për shkak të “detyrimit të prindit për të siguruar mirëmbajtjen”, kjo nuk ishte më e justifikueshme duke pasur parasysh faktin se ata ishin mbi 40 vjeç. Ata kanë kohë deri më 18 dhjetor për të lëvizur nga shtëpia./Hej.al