Shkrimtarja Rita Petro ishte e ftuar në Livingroom nga Brunilda Lahe në VizionPlus për të treguar për kopshtin e shtëpisë së saj dhe kënaqësinë që i fal ky ambient sa modest, po aq edhe komod.
“Kur jeton në një shtëpi me kopësht ti i ndjen dhe i shijon ndryshimet e stinëve. I sheh aty tek pemët dhe zogjtë që vijnë e ikin duke vizituar kopshtin tënd. Momenti më i bukur është mëngjesi, kur t’i del aty dhe shijon nisjen e ditës.
Po ashtu aty kemi një bredh dhe madje mezi e presim Vitin e Ri që ta zbukurojmë sepse ai vazhdon e rritet.
Lulet i dua me ngjyra, nuk më pëlqen vetëm ngjyra e gjelbër.
bashkëshorti im ishte ai që më nxiti për një shtëpi me kopësht. Unë gjithmonë mendoja për një apartament. Por tani e shijoj kopshtin tonë çdo ditë e më shumë.
Madje jam duke menduar si ta kthej këtë kopësht në një ambient ku të lexohet poezi dhe letërsi, ta kthej këtë shtëpi në një shtëpi arti dhe leximi siç i takon.”, u shpreh shkrimtarja Petro./Hej.al