Mark Zuckerberg e pagoi shtrenjtë dashurinë e tij për artet marciale pasi seanca e tij e fundit stërvitore e dërgoi atë në spital. Drejtori i Përgjithshëm i Metës, babai i Facebook dhe Instagramit, ka publikuar në rrjetet e tij sociale foto pas operacionit.
Ai raportoi se kishte pësuar çarje të një ligamenti në këmbë gjatë stërvitjes me një kundërshtar.
Pak ditë më parë, Zuckerberg postoi foto me një mavijosje në fytyrë. “Stërvitja doli pak nga kontrolli”, shkroi ai përpos fotos./Hej.al