Të ftuarat këtë të shtunë në emisionin Livingroom në Vizion Plus nga Brunilda Lahe ishin Najada Halilosmani dhe Eneida Cakërri për të treguar për setet e tyre të çmuara të servisit në shtëpi.
Të ftuarat u shprehën se serviset e çmuara tashmë janë pjesë e stilit të tyre të jetesës dhe i konsiderojnë me vlerë për komoditetin dhe elegancën që ato ofrojnë me pamjen e tyre.
“Edhe pse në shtëpi ndodh që ta pi kafen në një filxhan porcelani, edhe pse i kam merak, sepse nëse lahen shpesh ka mundësi edhe të më thyet ndonjë gabimisht. Por sërish unë nuk i ndaj”, u shpreh znj. Halilosmani.
“Kompletet e çmuara të porcelanit janë me shumë vlerë dhe shumë prej tyre nk i kam përdorur, i ruaj si një suvenir në rafte. Madje jam duke planifikuar një dollap të ri me rafte për t’i vendosur në pozicionin që u takon këto objekte që duken si të zakonshme, por që kanë një vlerë të lartë si material, por më pas marrin dhe atë vlerën shpirtërore.”,u shpreh znj Cakërri.
E veçanta e këtyre seteve është se ato janë ende sot edhe pas 200 vitesh pasi janë prodhuar, e po ashtu mund të trashëgohen brez pas brezi tek të dashurit tanë. /Hej.al