Reagimi kundër plastikës ka çuar në një rritje të përdorimit të letrës, metalit, qelqit, kashtër me bazë bimore. Por a është vërtet e thjeshtë zgjedhja mes tyre?
Ju ndoshta e keni ndeshur tashmë këtë problem: porosisni një smoothie, një neskafe, ose koktejin tuaj të së premtes mbrëma dhe ai vjen me një tub letre me ngjyra të ndezura,ose kafe. E pasi pinë disa gllënjka pipëza fillon të bjerë poshtë, të deformohet nga lëngu. Ndahet edhe copa-copa nëse e pinë ngadalë.
Ndërkohë që këto letra mund të mos qëndrojnë në mjedis për rreth 300 vjet, si ato të bëra prej plastike, këto prej letre lënë shumë për të dëshiruar.
Një studim i fundit ka nxjerrë në pah edhe një shqetësim tjetër të mundshëm. Nga hulumtuesit në Universitetin e Antëerp-it, Belgjikë, u zbulua se përmbajnë më shumë ‘kimikate të përhershme’ – polifluoroalkil ose PFAS – sesa ato plastike. PFAS të qëndrueshme mund të qëndrojnë në mjedis për dekada, mund të ndotin furnizimin me ujë dhe shoqërohen me një sërë problemesh shëndetësore.
Edhe në ato prej bambuje ka PFAS. Kështu nivelet e këtyre kimikateve ngrejnë edhe njëherë pyetjen a janë pipëzat prej letre zgjidhja?
Është vlerësuar se rreth 500 milionë pipëza përdoren çdo ditë vetëm në SHBA. Dhe megjithëse vlerësimet se sa saktësisht përfundojnë në mjedis janë të ndërlikuara për t’u konfirmuar, ajo që është e qartë është se ende pipëzat plastike gjenden kudo. I sheh të dalin në breg të detit. Madje janë gjetur edhe në stomakun e pinguinëve./Hej.al