Posteri i fushatës së kandidates për deputete në Francë, Juliette de Causans, ku u shfaq e fotoshopuar, krijoi mjaft diskutime dhe ngriti një sërë dyshimesh mbi besueshmërinë e saj në publik.
Teksa votuesit e cilësuar foton e saj si “mashtrim” dhe kandidatja u shpreh se ka të drejtë të ketë një foto të bukur, ky diskutim u ‘zhvendos’ në studion e emisionit “Jetë Shqiptare”.
Fotografi Armand Sallabanda deklaroi se edhe në Shqipëri ka pasur raste politikanesh femra të cilat janë fotografuar dhe kanë kryer editime mbi foto.
“Ka pasur raste pavarësisht se nuk flet njeri. Ka pasur raste politikanesh femra që janë fotografuar dhe janë edituar keq. Është pjesë e një kulture, trashëgimie që ne në Shqipëri nuk e kemi pasur, për foto profesionale para zgjedhjeve.
Te zonjat ka pasur qdisa që kanë zgjdhur disa fotografë, disi më pseudo-profesionistë që i kanë fotoshopuar shumë.
Në shkollën e fotografisë sicc unë e bëj tani, mësohet si njeriu të dalë më bukur në shkrepje. Ka teknika të ndryshme që të nxjerrin më mirë se në realitet.
Kur kalojmë në nivele të tjera, si kandidim politik, apo personazhe që kanë staturë intelektuale, duhet të kenë kujdes me imazhin e tyre sepse jep imazhin e kundërt.
Në fmëijëri, njerëzit që janë të pasigurt, me figurën e tyre, janë gënjyer shumë në fëmijëri. Kjo jep efekte të tjera”, tha ai.
Ndërsa moderatorja Brunilda Lahe, u shpreh se politikanët nuk mund të vendosin foto të fotoshopuara në postera, pasi kjo gjë do humbiste besueshmërinë te qytetarët.
Ajo theksoi se nuk mund të kërkosh vota, duke mashtruar që në pamje.
“Pse duhet një politikane të shohë veten sikur kërkon ndjekës jo sikur kërkon votën. Nuk mund të kërkosh votën duke mashtruar që në pamje. Ne mund ta pranojmë fotoshopin te yjet e shoubizit sepse ata kërkojnë turma”, tha Lahe.