Artistja e njohur, Elsa Lila në podcastin ‘Flasim’ ka treguar humbjen e nënës, Eva Vishaj e cila u gjet e pajetë më 23 maj 1997, e qëlluar me një plumb në kokë në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.
Këngëtarja e pyetur nga kryeministri Edi Rama se çfarë do të dëshironte të ishte ndryshe në jetën e saj, tha se ndër to ishte jeta e nënës së saj.
Elsa tha se vdekja e nënës së saj nuk erdhi në mënyrë të natyrshme por tronditëse, e cila ka ndikuar thellë edhe në jetën e saj.
“Nuk do ndryshoja asnjë pikë e asnjë presje nga çdo gjë që yjësia ka vendosur të eksperimentoja sepse ndryshe unë nuk do isha kjo që jam sot apo ajo që do të jem nesër me të gjitha eksperiencat e tjera që jam e sigurt do më ndodhin, sepse akoma nuk kemi mbaruar, jemi rrugës.
E vetmja gjë që do të ndryshoja ndoshta, e vetmja gjë që yjësia atë momentin e mamasë sime ta kishte eliminuar, ta kisha edhe sot. E vetmja, ajo. Pasi nuk ndodhi në mënyrë të natyrshme, por ndodhi në mënyrë artificiale”, tha këngëtarja./Hej.al