Ezmerina Kasa, stiliste ishte e ftuar në Livingroom nga Brunilda Lahe në VizionPlus për të treguar si i bindi Vipat të vishen më thurrje.
“Edhe kur iki me pushime unë marr materiale për thurrje me vete. Kur shkova herën e fundit në Greqi mora një material atje dhe provova të bëja dicka. Megjithatë njerëzit nuk më shihnin me habi kur punoja m thurrje në ambiente publike.
Me grepin dhe shtizat na lidh nostalgjia si kujtimet e para të gjyshes.
Në punimet që unë bëjë për Vipat mundohem shumë që përme punimit të thurrur të nxjerr anët e tyre më të mira.
Në fillim ishte shumë e vështirë, influencerat kanë qenë ata që më kanë ndihmuar dhe më pas ata u kthyen sërish tek unë si klientët e mi.”,u shpreh stilistja Kasa./Hej.al