Mali Etna, lartësia e të cilit është rreth 3.300 metra në ishullin e Sicilisë, filloi të lëshojë hi dhe llavë mbrëmë.
Në deklaratën e Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) për qytetin e Catania-s, bëhet e ditur se ka pasur rrjedhje të fuqishme llave nga krateri në juglindje të Etna-s dhe hiri arriti një lartësi prej përafërsisht 4500 metra.
Në lajmet në mediat italiane theksohet se rrjedha e llavës në Etna mund të shihej nga kilometra larg dhe se për avionët që kalonin nëpër rajon u dha një paralajmërim me kod të kuq për shkak të aktivitetit vullkanik./Hej.al