Kampi që do të ndërtohet në Shëngjin për të pritur refugjatët nga Afrika, nuk ka gjetur mbëshetje nga vetë qytetarët lezhianë. Por edhe më tej rrjeti ka publikuar meme me një autoironi sa i takon marrëveshjes Rama-Meloni për pritjen e emigrantëve afrikanë në kampin shqiptar në Lezhë.
Së fundmi kryetari i Bashkisë Lezhë ka shkuar më tej duke shkruar në një status se “mirëpret” memen më të mirë dhe si dhuratë “ për fituesin do të jenë 7 ditë pushime në një prej resorteve më të mira të Shëngjinit me pronar të bardhë”.
Statusi i tij përfshin një referencë për racën e pronarit (“pronar i bardhë”), i cili mund të interpretohet si supozime ose përgjithësime të bazuara në racë. Në këtë rast, ai do të ishte më mirë të përqendrohej në cilësitë ose veçoritë e vetë resortit sesa në racën e pronarit.
Pra ju thotë njerëzve shfryni fantazinë për afrikanët që do vijnë në Shqipëri. Por me sa duket është penduar pasi pak minuta më parë ka mbyllur komentet për thirrjen që ka bërë. .,mNdërkohë vetë Pjerini në një postim të mëparshëm ka cituar Einstein sa i takon racave.
/Hej.al