Kourtney Kardashian dhe Travis Barker e quajtën djalin e tyre Rocky Thirteen Barker, sipas certifikatës së lindjes të siguruar nga People.
Rocky lindi më 1 nëntor në Los Angeles. Ndonëse ata nuk e kanë konfirmuar ardhjen në jetë të foshnjës, burime të brendshme thonë se janë më shumë se të lumtur për familjen e tyre.
“Ajo është e lumtur që mund të përqafojë djalin e saj tani,” tha një burim në fillim të këtij muaji.
Travis dhe Kourtney u takuan në vitin 2006 dhe u bënë miq. Në shkurt të vitit 2021, ata nisën një marrëdhënie romantike dhe u fejuan muaj më vonë. Pranverën e kaluar, festuan disa ceremoni martese, nga një ceremoni në gjykatë deri te fundjava luksoze në Itali./hej.al