Humbja e një personi të dashur është ndër ngjarjet më traumatizuese të jetës. Por pikëllimi që pason mund të jetë edhe më i theksuar nëse po planifikoni një martesë.
Halla ime u gëzua shumë kur djali i saj më i vogël, Atlini (dhe kushëriri im), u fejua në Prillin që kaloi. Ajo mezi priste të bënte dasmën e tij e të priste nusen në shtëpi. Kishin vebdosur të jetonin bashkë me hallën time (me mirëkuptim).
Mirëpo halla kurrë nuk e pati mundësinë të priste nusen e djalit. Gjashtw muaj më vonë, në Shtator halla pësoi një atak në zemër dhe vdiq ndërsa ishte duke dalë shëtitje me bashkëshortin e saj. Djali i hallës time me nusen nuk dinin çfarë të bënin: A nuk duhet të bënin fare dasmë? Apo të organizonin një ceremoni më të vogël? Dhe si mund t’i bënin respektin nënës pa e dëshpëruar fisin?
Humbja e një anëtari të familjes është torturuese. Por pikëllimi mund të jetë edhe më gjithëpërfshirës nëse planifikohet një martesë, veçanërisht nëse personi që është larguar supozohej të luante një rol të madh në të. Akoma më sfidues është fakti se nuk ka asnjë plan se si të trajtohen situatat që janë emocionalisht të paqarta.
Ne bëjmë një punë jo të vogël në kulturën tonë për të normalizuar faktin që gjërat nuk janë të zeza apo të bardha, megjithatë nuk di të them nëse ka humbje moderne apo klasike. Kështu që është një sifdë e vërtetë të lëvizësh mes pikëllimit, gëzimit dhe të rezistosh njëkohësisht.
Djali i hallës time po martohet në moshën 35 vjeçare dhe jo vetëm për të por për të tërë ne kur rritemi, shanset janë të mëdha që në kohën kur të martohemi ose të kalojmë ndonjë moment historik madhor festiv, do të mbajmë zi për dikë që do të donim të ishte i pranishëm. Është e pasinqertë të pretendosh se festimet janë thjesht plot gëzim.
Nisa të kërkoja në internet për këtë që unë e quajta “pikëllimi moderrn” dhe zbulova një sondazh nga një shërbim për planifikimin e dasmave në Itali. Sondazhi thoshte se 28 përqind e 4,249 çifteve me datat e dasmës 2023 thanë se do të përkujtojnë një të afërm ose mik në dasmën e tyre të ardhshme.
Unë besoj se është në rregull që jo çdo aspekt i planifikimit të dasmës është i gëzueshëm, por nga ana tjetër nuk ka asgjë të keqe të ndihesh i trishtuar, ndërkohë që supozohet se jemi duke bërë diçka të lumtur.
Arsyeja pse unë mora përsipër të bëja këtë shkrim është përfshirja qe më bëri mua djali i hallës. Ai kërkoi që ta ndihmoja për dasmën. Kjo gjë më ka vënë në vështirësi të them të drejtën. Unë gjithashtu jam martuar disa muaj pasi humba babanë dhe dasma nuk u bë asnjëherë prioriteti im.
Bashkëshprti im një njeri me shpirt të butë u tregua i sjellshëm në këtë pikë dhe më pyeti atëherë se si doja unë që babai të ishte pjesë e dasmës?. Dasma ishte e përbashkët dhe sikleti ishte i madh.
Fillimisht menduam të vendosnim një karrige bosh në tavolinë për të përkujtuar babain. Shoqërueset e mia vendsën lule në flokë që ishte dhe lulja e preferuar e babait tim e kështu babai u bë vërtet i pranishëm në dasmën time. Natyrisht që kishte momente qe pikëllimi na pushtoi të tërëve. Sot pas disa vitesh duhet të merrem me dasmën e kushëririt tim e cila vjen vetëm 4 muaj nga vdekja e hallës. Jam menduar gjatë se si të sjell trishtimin në dasmë dhe mendoj se nuk ka asnjë mënyrë për të përfaqësuar personin ose njerëzit që nuk janë aty.
Mënyrat e të gjithëve për t’u përballur janë të ndryshme mund të jetë personale, private dhe individuale dhe duhet menduar mirë, se si mund të bëhet dhe publike.
Pas bisedave me djalin e hallës vendosëm që dasmën ta bënim në 10 Janar,
që do të ishte ditëlindja e 69-të e nënës së tij. Në kokteil kamarierët do të servirin kokteje me emrin e nënës së tij, së bashku me shampanjë.
Qëllimi është ta festojmë pa zvarritur festimet. Mund të vazhdojmë të ecim përpara me jetën tonë dhe të vazhdojmë të bëjmë gjërat që po bënim, ose mund të kthehemi në “negativë” të ndryshojmë ose të shtyjmë dasmën sepse jeni të trishtuar. Doja të merrja një qasje të kundërt. Halla ime, por dhe babai im i ndjerë donte të jetonte dhe e donte dashurinë. Mendova, ‘le të vazhdojmë të jetojmë’. Çfarë zgjedhje tjetër kemi?”. L.C. Hej.al